Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Rahovecit është miratuar buxheti për vitin 2026, i cili kap vlerën prej 21,547,734.00 euro. Vendimi u mor me 15 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas kryetarit të komunës, Smajl Latifi, ky buxhet do të mundësojë realizimin e projekteve të rëndësishme që synojnë zhvillimin e mëtejmë të Rahovecit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Urime të gjithë qytetarëve të Rahovecit!”, është shprehur Latifi, duke theksuar se ky hap i rëndësishëm i hap rrugë transformimit të komunës në disa fusha kyçe.