Komuna e Rahovecit është e vetmja në Kosovë që mirëmban me rregull dhe me kohë të gjitha hapësirat publike.
Kjo komunë kujdeset vazhdimisht për varrezat e dëshmorëve, lapidarët, varrezat civile, etj.
Edhe pamjet e publikuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në krye me Përparim Krasniqi tregojnë se sa bukur mirëmbahen këto hapësira.
Krasniqi gati çdo ditë poston pamje nga punët që kryhen në mirëmbajtje gjithandej Rahovecit, duke mos anashkaluar as fshatrat më të thella.
Sot, Përparim Krasniqi ka publikuar pamje nga mirëmbajtja e memorialit në Gradish, pamje këto që tregojnë se në çfarë niveli të lartë është kujdesi në Rahovec.







