Rahoveci fiton derbin rajonal ndaj Golden Eagle Yllit

Rahoveci ka fituar në udhëtim ndaj rivalit të madh, Golden Eagle Yllit, me rezultat të thellë 91:72.

Vreshtarët kanë vazhduar formën pozitive të këtij fillim sezoni, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Rahoveci arriti të shtrij diktatit ndaj Yllit në palestrën e stërmbushur “13 Qershori”, duke çerekun e dytë dhe të katër me rezultat të thellë.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me epërsinë e vendasve të Yllit 28:27 dhe pritej të shkonte lojë e barabartë, por Rahoveci fitoi në të dytin 24:9 duke shkuar në pushim me epërsi 51:37.

Në çerekun e tretë, vendasit arritën të kthehen në lojë duke fituar 24:17 dhe duke e ngushtuar epërsinë në 58:52, por në të katërtin u mposhtën 23:11 dhe humbën nga Rahoveci me rezultat përfundimtar 91:72.

Lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje ishin Valon Bunjaku te Ylli me 22 pikë e 6 kërcime dhe Justin Gray te Rahoveci me 18 pikë e 8 kërcime.