Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe

Raheem Sterling ka bërë një fillim mjaft të mirë në edicionin 2019/20. Ai fillimisht shënoi kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit, në Community Shield në Wembley.

Pastaj, në ndeshjen e parë të Ligës Premier, Sterling shënoi një het-trik ku City fitoi ndaj West Ham 5-0 në Stadiumin e Londrës.

Sterling ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por a mund të kalojë ai në një nivel tjetër?

Sipas Observatorit të Futbollit (CIES), Sterling tani është më i vlefshëm se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Për herë të parë në karrierën e tij, Sterling e ka tejkaluar Messin, pasi tani ka vlerë prej 207.8 milionë euro. Mosha e Messit ka bërë që shifra e tij të bie në 167.4 milionë euro.

20 lojtarët më të vlefshëm në futboll

1 | Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain | 252 milionë euro

2 | Mohamed Salah | Liverpool | 219.6 milionë euro

3 | Raheem Sterling | Manchester City | 207.8 milionë euro

4 | Lionel Messi | Barcelona | 167.4 milionë euro

5 | Jadon Sancho | Borussia Dortmund | 159.4 milionë euro

6 | Sadio Mane | Liverpool | 157.8 milionë euro

7 | Harry Kane | Tottenham | 155.2 milionë euro

8 | Roberto Firmino | Liverpool | 144.2 milionë euro

9 | Antoine Griezmann | Barcelona | 143.8 milionë euro

10 | Leroy Sane | Manchester City | 137.1 milionë euro

11 | Bernardo Silva | Manchester City | 136.9 milionë euro

12 | Gabriel Jesus | Manchester City | 130.6 milionë euro

13 | Trent Alexander-Arnold | Liverpool | 130.2 milionë euro

14 | Philippe Coutinho | Barcelona | 129.4 milionë euro

15 | Romelu Lukaku | Inter Milan | 125.2 milionë euro

16 | Paul Pogba | Manchester United | 125.1 milionë euro

17 | Neymar | Paris Saint-Germain | 124.7 milionë euro

18 | Marcus Rashford | Manchester United
123.5 milionë euro

19 | Eden Hazard | Real Madrid | 120.7 milionë euro

20 | Cristiano Ronaldo | Juventus | 118.1 milionë euro