Tarifat prej 10% të vendosura nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të kenë “shumë ndikim” për eksportet e Kosovës, paralajmëron drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Ndikimi do të jetë i madh, sepse do të kemi një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat e Kosovës që eksportohen në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse na është vendosur një tarifë më e ulët sesa disa vendeve të rajonit (…)







