Rafuna: Buxheti do të miratohet të shtunën

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije se të shtunën do të votohet buxheti i shteti. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës do ta votoj buxhetin e këtij viti.

Rafuna në Pressing ka thënë se buxheti do të kalojë edhe se nga dita e hanë do të normalizohet puna në institucionet e Kosovës.

“ Unë besoj që të shtunën do të votohet. Nga dita e hënë do të nisa puna në institucionet dhe të të behën pagesat që përshihen. Ne besojmë që gjendja do të normalizohet”, ka thënë ai.

Rafuna ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bllokohet buxheti i shtetit nga deputetët.