Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, do të vizitojë nesër Kosovën.

Brnabiq pritet që të vizitojë komunat me shumicë serbe, e lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetari i Mitrovicës veriore, Milan Radojeviq.

Ai tha se vizita e Brnabiq është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ne serbët në Kosovë kemi shumë probleme dhe nuk e kemi luksin të përçajmë veten. Mund të kemi mendime të ndryshme, por kur bëhet fjalë për majën e shtetit dhe raportin me shtetin duhet të jemi të bashkuar”,tha ai.

Ai gjithashtu tha se pret që një numër i madh i serbëve nga Kosova ta presin kryeministren serbe.