Mimoza Kusari

“Radojçiqi pe don”, dikush prej deputetëve tallet keq me Mimoza Kusarin, kur ftohet për ta marrë fjalën në Kuvend

Po vazhdon seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, e cila për shkak të punimeve në sallën kryesore plenare, po mbahet në një sallë tjetër shumë më të vogël dhe në kushte të jashtëzakonshme.

Derisa nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj pyeti nëse dikush nga Grupit Parlamentar i LVV-së do ta marrë fjalën, dikush nga deputetët tha “Radojçiqi pe don”, teksa për ta marrë fjalën doli Mimoza Kusari-Lila, të cilës iu publikuan incizimet e një bisede me kriminelin serb, Millan Radojçiq.

Më poshtë video:

@ballkani.info “Radojçiqi pe don”, dikush prej deputetëve tallet keq me Mimoza Kusarin, kur ftohet për ta marrë fjalën në Kuvend #mimozakusari #kosovo #lvv ♬ original sound – Ballkani.info