Milan Radoiçiq, krimineli serb, i cili nisi sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës ku humbën jetën katër persona, është arrestuar sot. Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij për konfliktin e armatosur në Banjskë.
Ministria e Punëve të Brendshme sot më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është arrestuar dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, transmeton Ballkani.info.
Siç thuhet, i është bërë kontrolli i banesës dhe lokalit, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike, ku ndodhet aktualisht.
Seanca ka filluar dhe supozohet se Radoiçiq do të merret në pyetje për rrethanat e konfliktit të armatosur në Banjskë, ku humbën jetën katër persona.
Po ashtu, ende nuk dihet se për cilin krim po dëgjohet dhe supozohet se të gjitha informacionet do të dihen pas seancës.
Kujtojmë se Radoiçiq të premten përmes avokatit të tij Goran Petronijeviq ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur terrorist në fshatin Banjskë, ndërsa të nesërmen është marrë në pyetje në polici si qytetar. /Ballkani.info/







