Radioaktiviteti 60 herë mbi normalen rrezikon 12 milionë rusë në vendin ku planifikohet ndërtimi i autostradës afër Moskës

Një kantier i diskutueshëm për ndërtimin e autostradës në Moskë ka zbuluar nivele rrezatimi 60 herë mbi normalen, tha një asambleist lokal në një gjetje që autoritetet më vonë kundërshtuan.

Autoritetet planifikojnë të fillojnë ndërtimin e një autostrade në juglindje të Moskës në gjatësi 28 kilometra këtë vit për të cilën aktivistët paralajmërojnë se do të lëshojë pluhur radioaktiv në ajër dhe ujë që shkakton kancer.

Pajisjet e instaluara përgjatë vendin ku planifikohet ndërtimi i autostradës regjistruan të paktën pesë thumba në rrezatimin e sfondit për një periudhë 48-orëshe, duke kaluar mbi 60 herë normalen, shkroi deputeti komunal, Dmitry Sarayev në Facebook.

Zyrtarët e menaxhimit të mbetjeve emergjente dhe radioaktive që mbërritën në vendin e nagjarjes u arsyetuan se pajisjet keq funksionuan, shkroi Sarayev. Dega në Moskë e Ministrisë së Situatave të Urgjencës së Rusisë tha se raporti i rrezatimit të lartë “nuk korrespondon me realitetin”.

“Greenpeace Rusia” ka kërkuar që ndërtimi i autostradës të ndalet, për shkak se paraqet rrezik për 12 milionë banorë të asaj ane. Testet e sigurisë të drejtuara nga shteti vitin e kaluar zbuluan nivele rrezatimi 200 herë më të larta se norma pranë autostradës së planifikuar. OJQ-ja dhe ekspertët e punësuar gjetën pesë lokacione në rrugën e autostradës midis Uzinës së “Polymetals” të Moskës dhe stacionit hekurudhor të udhëtarëve “Moskvorechye” ku toka e sipërme emetonte deri në tetë herë nivelin e rrezatimit mbi normalen.

Kryebashkiaku i Moskë, Sergei Sobyanin, pranoi ekzistencën e radioaktivitetit përgjatë lumit Moska dhe premtoi të zhvendosë disa nga tokat e ndotura jashtë kufijve të qytetit. “Greenpeace Rusia” akuzoi Sobyanin se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar atë që ata e shohin si një incident radioaktiv që pret të ndodhë, duke i rrezikuar 12 milionë rusë.

Radioaktiviteti mbi normalen shkaktohet për shkak se në vendin ku planifikohet ndërtimi i autostradës ishin varrosura mbetje radioaktive mijëra tonësh të mbetura nga nxjerrja e toriumit dhe uraniumit nga një xeherore, që më 1996 ishte mbyllur për shkak të ndotjes së mjedisit. Tani deponia është një kodër e gjerë gjysmë kilometërshe afër lumit Moska.

Tani banorët e lagjeve aty pranë thonë se planet e reja për një autostradë me tetë korsi në brezin jugor të qytetit që do të kalojë pranë vendit ku ata jetojnë, duke rritur shqetësimin për probleme shëndetësore që do të paraqiten. Ata paralajmërojnë që ndërtimi do të lëshojë materiale radioaktive të varrosura në fund të kodrës duke kontaminuar ajrin që do të thithin 12 milionë banorët e qytetit. /Ballkani.info/