Analisti politik, Gazmir Raci është shprehur se me bisedën e dalë në shesh të Dijona Mihalit me Nagip Krasniqin, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk paska lidhje të forta me mafinë energjetike në Ballkan.

Kjo pasi sipas tij, kur Mihali nuk e ka këtë përgjigje, se ka as LVV-ja, njofton Klankosova.tv.

“Komunikime interesante. Çka më bëri përshtypje është që sipas këtij komunikimi po del që zonja Mihali ose edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk paska dhe aq lidhje të forta me këtë problemin e mafias, kompanisë sllovene”, tha Raci në Rubikon.

“Kjo po na tregon se ata nuk janë aq të lidhura me mafinë energjetike”.