Liverpooli dhe Barcelona kanë mbetur të befasuar pasi që ZJuventusi dhe AS Roma dëshirojnë që të nënshkruajnë më Rabiotin
Adrien Rabiot është një synim i rëndësishëm për klube si Liverpool, Barcelona dhe Juventus.
Kontrata e mesfushorit skadon në korrik të 2019 kështu që PSG po rrezikojnë ta humbin lojtarin pa para. Kjo është arsyeja pse Rabiot mund të largohet nga klubi në janar.
Nëse një klub do të ofronte para të mjaftueshme PSG do ta shiste atë. E vetmja skuadër që duket se mund të ofrojë paratë e mjaftueshme për të është Juventus. Kështu, një skenar kredibil, për momentin, tregon se Adrien Rabiot mund të përfundojë në Torino për të forcuar mesfushën e Juventusit dhe për ta forcuar rrugën e tyre për në Ligën e Kampionëve.
Në serinë A italianë, një tjetër klub i është bashkuar Juentusit në garë për lojtarin francez.
Monchi i Romës është duke u përpjekur për ta transferuar atë. Rabiot ishte afër bashkimit me Giallorossi para pak viteve, kur ai ishte një talent i ri, por në fund vendosi të mbetej në Paris.







