Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa ka publikuar një video emocionuese në kujtim të Beg Rizaj, në përvjetorin e rënies së Heroit të Kombit.
Përmes një mesazhi prekës, Beqa kujtoi Beg Rizajn si shok lufte dhe paqeje, duke vlerësuar sakrificën dhe trimërinë e tij për lirinë e Kosovës.
“Sot kujtojmë dhe nderojmë Heroin e Kombit, shokun tim të luftës dhe paqes, Beg Rizajn, i cili me trimëri dhe guxim ra në altarin e lirisë – për të mos vdekur kurrë”, shkroi Beqa krahas videos së publikuar.
Videoja e shpërndarë nga deputeti sjell momente emocionuese dhe kujtime nga lufta, ndërsa përcillet me mesazhe nderimi për të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit.
Në fund të postimit, Beqa shprehu respektin e tij për të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën, duke shkruar: “Lavdi Beg Rizajt dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri”.







