Malisheva nuk ka arritur të kualifikohet tutje, duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi kosovar u mposht në Podgoricë nga Buducnosti me rezultat të thellë 3:0

Dueli i parë në “Zahir Pajaziti” u mbyll me fitore të Malishevës 1:0, por që nuk arritën ta ruanin epërsinë në ndeshjen e kthimit.

Ivanovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.

Grivic e Perisic shënuan në pjesën e dytë për epilogun e këtij takimi.

Kësisoj, për skuadrën e Qëndrim Kidës merr fund këtu rrugëtimi në garat evropiane.