Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit ishin aksidentuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë dalur nga veturat e tyre për t’u rrahur mes vete.

Rastin e ka bërë të ditur PK përmes njoftimit 24 orësh, ku thuhet se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Medlin Olbrajt” në Malishevë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët  pas një mosmarrëveshje për një aksident në trafik kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit njoftohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.