Qyteti lindor i Ukrainës bombardohet nga forcat ruse, shkatërrohen zonat e banuara

Qyteti lindor i Ukrainës, Lysychansk është granatuar nga artileria e rëndë mëngjesin e sotëm.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e granatimeve janë shkaktuar dëme të shumta në zonat e banuara.

“Ka shkatërrim të konsiderueshëm të ndërtesave të larta. Informacionet për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve janë duke u saktësuar. Ka shumë bllokime”, shkruan guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai.