Vendimi i funditiI Qeverisë për rritje të taksave ndaj prodhueseve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duket se ka vetëdijesuar shumë qytetarë, poashtu edhe shumë biznese vendore.

Bojkotimi I produkteve serbe ka nisë të aplikohet nga një masë e madhe.

Banorët e Komunës së Vushtrisë si shenjë e përkrahje ndaj vendimit të Qeverisë Haradinaj po bojkotojnë miellin serb duke e përdorur vetëm atë vendor.

Naser Imeri, që drejton Kompaninë “Ariani Company: ka treguar organizimin e mrekullueshëm të qytetarëve të Vushtrisë ku kanë arritur të grumbulllojnë 30 mijë kg miell për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Ai ka publikuar listën e njerëzëve që kanë kontribuar në grumbullimin e miellit.

Me anë të këtij aksioni ai ka dashur të ja u lehtësoj njerëzeve që nuk kanë mundësi të blejnë meill me çmime e reja. Po ashtu Imeri ka kërkuar nga furrat që të mos shtrejtohet çmimi i miellit.