Nuk janë të pakta falënderimet që marrin mjekët për punën e tyre. Qytetarja Kaltrina Ibishi ka shprehur mirënjohjen për mjekun e Klinikës së Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr.Ardian Shabani dhe stafin mjekësor në këtë klinikë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ibishi ka treguar se operacioni i komplikuar i nënës së saj, Gëzime Halili Ibishi, është kaluar me sukses falë mjekut Ardian Shabani, raporton Ballkani.info.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) u operua Nëna ime Gëzime Halili Ibishi. Operacioni i komplikuar i syve kaloj me sukses, për çka i jemi tejet mirënjohës dhe falenderues për punën e tij profesionale dhe humane të nderuarit Dr. Ardian SHABANI”.
“Nëna ime Gëzime po ndjehet e lumtur si paciente që u trajtua denjësisht me intervenim kirurgjik nga oftamologu Dr. Shabani në institucionin shëndetësor publik. Ne si Familje shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Shërbimin spitalor, për punën e palodhshme të krejt stafit shëndetësor në Klinkën e Syve në Prishtinë”, ka shkruar Ibishi./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







