Qytetari shpëton mrekullisht nga defekti në shtyllën e rrymës në Mati 1 VIDEO

Një kalimtar rasti i ka shpëtuar mrekullisht një defekti në shtyllën e rrymës.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1” të Prishtinës.

Në pamjet e publikuara në Facebook, shihet se si shtylla me telat e rrymës merr flakë ndërkohë që qytetari gjendej shumë afër shtyllës.

Shkëndijat e kontaktit të telave të rrymës bien mbi qytetarin, i cili largohet me vrap.

Këto janë pamjet nga ky rast: