Një qytetar është përplasur verbalisht me Fitore Pacollin.

Ai i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar faturën që kishte pirë në atë restaurant dhe i ka thënë deputetes Pacolli se është “hajne” dhe se duhet t’i vijë marre që “po e vjedh Kosovën”.

Deputetja Pacolli shihet në pamje se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë duke i thënë se “nuk frikësohet”.

Personi që i shkoi në tavolinë është Agim Pllashniku, veteranë i UÇK-së, shkruan Ballkani.info.

Ai edhe më parë ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për shkak të ngërçit politik.

Pllashniku është babai i Sonila Pllashnikut, aktiviste e PSD-së dhe kandidate e kësaj partie për Kuvendin Komunal të Prishtinës. /Ballkani.info/