Qytetari që iu shpëtoi përpak plumbave tregon para policëve se si ndodhi ngjarja në Dardani të Prishtinës

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në lagjen Dardania në Prishtinë afer vila “Natyra”.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri nga një motor, ku një person dyshohet se është plagosur.

E nga ky rast, pësoi edhe një qytetar rasti në lagjen “Dardania”.

Ai ka treguar se gjersa ishte duke u bërë gati për të hypur në veturë me familjet e tij për të dal, kishte dëgjuar ca krisma.

Me tu kthyer, ai kishte parë që një plumb ia kishte dëmtuar veturën.

“Në videon më poshtë mund të ndiqni rrëfimin se si ndodhi ngjarja në lagjen “Dardania”, ku u plagos një person.