Një qytetar nga Tirana është parë sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë duke e shkelur flamurin e Kosovës me dy këmbët derisa e mbante në duar flamurin kombëtarë.

Në një video të publikuar, qytetari nga Tirana thotë se këtë po e bën për bashkimin kombëtar, shkruan lajmi.net

Derisa po e kryente këtë aksion, një qytetar tjetër konfrontohet me të dhe ja heq flamurin e Kosovës nga këmbët.