Policia e Kosovës

Qytetari në Leposaviq kërcënohet vazhdimisht me mesazhe, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në komunën e Leposaviqit.

Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se që nga janari i këtij viti e deri më tani, është duke pranuar mesazhe kërcënuese në telefon.

“Me 22.05.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se numra të ndryshëm të telefonisë, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese-kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në njoftim.