Qytetari: Hashim Thaçi na i ka rritë rrogat 3 herë, e kjo qeveria e Albin Kurtit dështim – asnjë baski nuk e kanë ngulë

Një qytetar i intervistuar nga t7 , ka shprehur mendimin e tij për qeverisjet e deritashme.

Ai ka thënë se Qeveria Thaçi ka qenë më e mira, ndërsa Qeverinë Kurti, e ka përshkruar si qeveri e dështimit.

Ky qytetar ka argumentuar pse Qeveria Thaçi ka qenë më e mira. Sipas tij, Thaçi i kishte rritur pagat tri herë, pensionet dhe kishte bërë zhvllim në infrastrukturë.

Ndërsa për qeverinë Kurti, ai shprehet se “kjo qeverisje na thotë se ka rritje ekonomike 10% mirëpo asgjë e mirë nuk po shihet”.

“Nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve, punë nuk po kryhet askund dhe asnjë “baski” nuk e kanë dhënë askund”, thotë ai.