Qytetari e vë në siklet Kurtin: Me grush të komunistëve në kokë brohoret: Parti Enver, jemi gati kurdoherë! VIDEO

Një qytetar e ka vënë në siklet kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Ngjarja duket të ketë ndodhur në ambientet e aeroportit.

Në një, shihet Kurti teksa po ulej ne një kafene dhe një qytetar i cili i afrohet atij dhe i flet më zë të lartë, duke e vënë kështu në siklet Kurtin. Ai brohoret para Kurtit slloganin e Partisë Komuniste të Shqipërisë “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, shkruan Ballkani.info.

Kurti shihet duke qeshur teksa në një moment e merr telefonin dhe largon shikimin nga ai për disa sekonda, por qytetari vazhdon t’i flasë. /Ballkani.info/

loading…