Qytetari bëhet “sheik” me një biletë lotarie, ja kush ishin numrat me fat

Viti 2020 ka qënë fatlum për një lojtar të lotarisë kombëtare në Greqi.

Fituesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka fituar plot 9.2 milionë euro në ditën e parë të këtij viti. Bileta fituese u shit në zonën e Patitiri në Alonissos, teksa numrat me fat ishin 3, 6, 30, 40, 43 dhe xhokeri te numri 18. 

Megjithatë, lista e fituesve nuk ndalet këtu.

Nëntë persona të tjerë fituan shifra të konsiderueshme nga agjencia e lojërave të fatit, duke fituan nga 37 mijë euro secili. Biletat fituese u luajtën në Karditsa, Lamia, Igoumenitsa, Athinë, Keratea, Chalandri, Sykes, Metamorfosi Attica dhe Farsala.