Qytetarët vërshojnë rrugëve pas “orës policore” VIDEO/FOTO

Pasi ka përfunduar orari i kufizimit të lëvizjës, qytetarët kanë vërshuar në rrugët e disa prej qyteteve të Kosovës.

Një qytetar ka publikuar një video nga Ferizaj, ku shihet një kolonë e gjatë e veturave në rrugët e këtij qyteti, pas orës 16.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Prizren.

Edhe përkundër kërkesave të shumta që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi për shkak të rrëzikut nga virusi Covid-19, është raportuar edhe për dalje të madhe edhe në rrugët e qyteteve të tjera.

Qeveria e Kosovës janën e kaluar ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjën jashtë nga ora 10 deri në orën 16 dhe nga ora 20 deri në orën 6. Këto masa u morën pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Deri tani në Kosova kanë rezultuar ndaj koronavirusit në fjalë 79 persona. Nga ta një ka vdekur ndërsa një është shëruar. 

Ferizaj:

Prizren: