Qytetarët u evakuuan, a u gjetën mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Qytetarët janë evakuuar pasi policia kishte pranuar një telefonatë anonime për vendosjen e mjeteve shpërthyese aty.

Kjo informatë është cilësuar si “lajmërim i rrejshëm”, tha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha Ahmeti.