Izmir Zeqiri

“Qytetarët s’i binden më Listës Serbe”, Zeqiri flet për planin e zgjedhjeve në veri që ishte skeptik

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokit ka thënë se një pjesë e madhe e qytetarëve serbë nuk po iu binden më Listës Serbe por as thirrjeve që vazhdojnë të bëhen nga shteti serbë, pasi që sipas Zeqirit, qytetarët e kanë parë se po ‘përdoren si viktima’ për çështje politike.

Zeqiri këto i tha për emisionin ‘Five’ në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se ndjehet ‘skeptik’ dhe nuk pret ‘sukses nga referendumi në veri’.

‘Skeptik se do të ketë sukses çfarë do referendum që do të mund të bëhet. Po shihet meqenëse Lista Serbe tërhoqi të gjithë komisionerët komunal dhe gjithë anëtarët e saj. Ajo vazhdon të bëjë thirrje dhe vjen një formë e ‘shkarkimit të kryetarëve’ dhe vjen momenti sikurse i sotit. Nuk pres sukses që mund të ketë ky referendum. Shumica e qytetarëve serbë nuk iu binden më Listës Serbe por as thirrjet që iu bëhet nga shteti Serb sepse e kanë pare se po keqpërdoren dhe po përdoren si viktima për çështje politike. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk iu binden’, shtoi Zeqiri.

Sipas Zeqirit, disa nga sfidat për regjistrimin e popullsisë në komunën e Zubin Potokit është edhe ‘bojkotimi i pjesëtarëve serbë qoftë për të qenë regjistrues qoftë për të iu përgjigjur regjistrimit’.

‘Sfidat që po e shoqërojnë regjistrimin e popullsisë në Zubin Potok është bojkoti i pjesëtarëve serbë qoftë për të qenë regjistrues qoftë për të iu përgjigjur regjistrimit. Pasi që po kanë thirrje nga akterët e ndryshëm sidomos nga Serbia mos të iu përgjigjen regjistrimit. Do të vazhdojë me siguri, kemi edhe një pjesë të etnisë shqiptare, rreth 1 mijë persona. Ka regjistrues shqiptarë. Serbët janë tërhequr por s’do të thotë se në ditët në vijim do të marrin përgjegjësinë dhe do të jenë regjistrues’ shtoi ai.

‘Do të shohim situatën pas daljes në terren të ekipit’, dhe do të ‘vlerësojmë për ofertën e mundshme për të kyçur edhe komuniteti serbë ndonjë regjistrues serbë’.

VIDEO BONUS: