Lista Serbe

Qytetarët në veri nuk dijnë se si të veprojnë për shkarkimin e kryetarëve

Lista Serbe , partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetje nga Serbia, më 7 prill njoftoi mbështetësit e saj se nuk do të marrin pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë Serbe.

Lista Serbe akuzoi institucionet e Kosovës se po bëjnë gjithçka që votimet të dështojnë. Ndërsa qytetarët në Mitrovicën e veriut kanë mbetur të hutuar dhe se nuk kanë vendosur ende se çfarë të bëjnë.

“Unë nuk e di, nuk kam vendosur ende, ka kohë deri më 21 prill si t’ia bëjnë të tjerët do t’ia bëjë edhe unë “, tha një qytetar

“Nuk e di, nuk kam vendosur”, tha qytetari tjetër.

“Nuk e di nuk e kam atë telashe i kam problemet e mia “, tha një qytetar tjetër,

Ndrshe nga thirrja për bojkot të votimit të 21 prillit para disa muajsh Lista Serbe kishte bërë thirrje që qytetarët e komunitetit serb të dalin në mënyrë masive të nënshkruajnë peticionin që t’i hapte rrugë votimit për shkarkim të kryetarëve sipas udhëzimit administrativ. Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Uglanjin thirrjen për bojkot e vlerëson si dobësim të Listës Serbe

“Edhe peticionet kanë qenë të dyshimta nga Lista Serbe por në rast se dështon votimi për shkarkim të kryetarëve, i cili edhe po dështon sepse nuk janë 50% plus një votë, kryetarët nuk japin dorëheqje skanë pse me dhanë dorëheqje vazhdojnë deri në fund të mandat apo rishtaz një peticion tjetër”, tha për rtv21 Uglanjin

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin në katër komunat e veriut, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme të vitit 2023 të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Njohësi i rrethanave politike Branislav Krstiq, thotë se qytetarët e veriut janë të varur financiarisht nga Lista Serbe dhe si rrjedhojë qytetarët do të respektojnë thirrjen e saj.

“Po Lista Serbe e dinë që 20% qytetareve Serb kanë migruar ndërsa në këtë referendum i cili është i jo kushtetues sepse Kosova nuk ka ligj për referendum, shkarkohet vetëm kryetari dhe jo asambleja pra asaj nuk i duhet pushteti pa asamble për këtë arsye nuk dëshiron ta zgjedhë një kryetar”, tha Krstiq

Me 21 prill do të mbahet votimi për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat e Veriut, ndërsa thirrja për bojkot nga Lista Serbe u kundërshtiar nga faktori ndërkombëtar. /RTV21