Qytetarët mendojnë se Memli Krasniqi do duhej të shkonte në takim me kryeministrin Albin Kurti

Në sondazhin e Klan Kosovës në të cilin morën pjesë një mijë votues, 62.78% i janë përgjigjur me ‘’Po’’, pyetjes nëse do duhej që edhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, t’i shkonte në takim kryeministrit Albin Kurti.

Kundër pjesëmarrjes së Krasniqit, në këtë takim, ishin 33.91% e votuesve, ndërsa me përgjigjien ”Nuk e di”, u shprehën 3.31%.

Kujtojmë që dje, kryeministri Albin Kurti, mbajti takim me përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare në Kosovë, me të cilët diskutuan për çështjen e dialogut.

Megjithatë, qe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i cili refuzoi ftesën e Albin Kurtit, për t’u takuar.