Punëtorët e Shërbimit Civilë të Kosovës kanë filluar grevën njëorëshe

Kështu, edhe shërbyesit civilë të Komunës së Podujevës kanë filluar grevën në ora 10.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët nuk mund të marrin shërbime për shkak të grevës.

Kujtojmë se kërkesat e sindikatave të shërbimit civilë janë nivelizimi i pagave dhe njohjen e përvojës së punës se viteve 1990-99.

“Pas një analize të gjithë anshme të situatës së krijuar, mosvullnetit politik të bartësve të institucioneve që tu përgjigjen dy kërkesave themelore të Shërbysve Civil të Kosovës, përkundër vullnetit dhe dëshirës së tyre nxorën një vendim për aplikimin e masës me të lehtë sindikale, grevë paralajmëruese një orëshë brenda sektorit të punës duke filluar nga”, thuhet në njoftimin e sindikatave të shërbimit civil.