Qytetarët e Kosovës shpejt do të mundë të dinë për ndotjen e ajrit përmes aplikacionit në telefon

Zyra e BE-së në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp ku të dy institucionet do të njoftojnë nisjen e aplikacionit mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

“Ky është hapi përfundimtar në përfundimin e projektit mbi dy milionë euro ku BE-ja furnizon dhe instalon pesë stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka zhvilluar softuerin për grumbullimin dhe kalimin e të dhënave mbi cilësinë e ajrit dhe në fund ka zhvilluar aplikacionin në internet dhe celular për publikun që të kenë qasje në këto të dhëna”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo është hera e parë që njerëzit e Kosovës kanë mundësi të marrin informacion në kohë reale për pesë ndotës kryesorë, thuhet më tej në njoftim.