Quni tregon si u njoftua me kroaten me të cilën u martua: Ajo flet gjuhën shqipe

Anëtari i LDK’së dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka rrëfyer njohjen dhe martesën me një vajzë kroate. Tregon se ai kishte kundërshtuar familjen, kur ata i kishin propozuar që ata t’i gjenin një vajzë më të cilën ai do të martohej.

Në këtë mënyrë, ai ka rrëfyer njohjen me bashkëshorten derisa ishte në siujdhesë.

“Njoftova një vajzë e cila kishte ardhur t’i ndihmonte motrës gjatë lindjes. Që në momentet e para mes nesh lindi njëfarë kimie”, shpjegoi Quni.

“Kur e ka kuptuar që jam shqiptar, nuk ka pasur shumë njohuri për shqiptarët. Ka pasur paragjykime. Por edukimi dhe kultura ime i la përshtypje asaj dhe familjes së saj”, shpjegoi ai në Kanal10.

Quni tregoi se familja e tij në Prizren e ka mirëpritur shumë mirë dhe nuk e kanë paragjykuar aspak gruan e tij.

“Nga momenti që është njoftuar me familjen time i kanë lënë përshtypje zakonet tona”, tha ai.

“Ajo flet mirë gjuhën shqipe, nuk e ka problem të komunikojë në fshat me gjuhën e fshatit por edhe gjuhën standarde”, tregoi Quni.

Ai ka treguar se së bashku kanë katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem.