Quni tregon se kur mundet FSK t’i përgjigjet rreziqeve të Kosovës, si ushtri e kompletuar

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka deklaruar se kur do të mundet që FSK- të bëhet ushtri e kompletuar, që të mund t’i kryejë detyrat e Ushtrisë së Kosovës.

Quni tha se në vitin 2028 pritet të bëhen disa certifikime dhe të përfundojë ky cikël.

“Që nga votimi i ligjit është ndërtu një matrix ku janë marrë parasysh të gjitha rrethanat, faktorët që determinojnë këtë proces , duke pas parasysh s akohë duhet për t’u zhvilluar kuadrot komanduese, për t’u ngrit kapacitet e një njësie, duke u bazuar na infrastrukturën ligjore, fizike, në aplikimin e procedurave të tjera. Është paraparë në 2028 njësitë veç e veç, në faza të ndryshme certifikohen”, tha ai në T7.

Quni shtoi se bëhet fjalë për Njësitë për Kërkim-Shpëtim, atë të deminimit e disa të tjera.

“Pra në 2028 duhet të përfundojë ky cikël dhe ne mundemi me deklaru se mundemi me iu përgjigje rreziqeve të Kosovës”, tha ai.