‘Qumili’ i pikëlluar në homazhe: Cima e Leci nuk kanë vdekur, ata jetojnë në zemrën e popullit

Figura të shumta politike e të artit kanë nderuar jetën dhe veprën e Thaçit.

Po shkruajnë fjalët e fundit për njeriun me të cilin ndanë momente gjatë jetës.

Këtë të shtunë dielli ndriçonte mbi Teatrin Kombëtar, aty ku ishte vendosur fotografia e Rasim Thaci-Cimës.

Kjo pasi që aty do të mbaheshin homazhe në kujtim të tashmë të ndjerit.

Kurora lulesh u vendosën, e fjalë të mëdha u thanë për të.

Për homazhe ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Të dy thanë se Thaci kishte dhuruar buzëqeshje në periudhat më të vështira të shqiptarëve.

Për homazhe ishte edhe ish-ministrja e kulturës, Vlora Dumoshi.

Edhe kjo si të tjerët, pati fjalë të mëdha për Thacin.

Fjalët e mira për Rasim Thacin, patën të gjithë të pranishmit. Njëjtë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Veç figurave politike, për homazhe nuk kishin si të mungonin edhe njerëz të artit dhe kulturës.

Rasim Thaçi ka vdekur si pasojë e COVID-19, katër javë pasi ishte diagnostifikuar me virus.