Bekim Qoku, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, është tallur me liderin e BD-së, Ali Ahmeti.
Ai ka thënë se nga bashkëpartiaket e tij Ahmeti konsiderohet si baba i kombit.
Duke komentuar ditëlindjen e 65 të Ahmeti, Qoku ka thënë se i bije që Ahmeti të jetë gjysh i kombit.
“Për Ali Ahmetin ata të partisë së tij dhe të tjerë rreth tij thonë që ai është BABA i kombit. Por Aliu para do ditësh mbushi 65 vjeç andaj i bie të jetë GJYSHI i kombit. Kurse ne themi që ai është BABA-GJYSHI. Se kush beson ende ke babagjyshi, kjo i mbetet botës së fantazisë të gjithsecilit”, ka shkruar Qoku në profilin e tij në “Facebook”.
@ballkani.info Edi Rama na ka bashkuar, Albin Kurti ka mbajtur anë”, Ali Ahmeti godet Kurtin, “më ka vendosur në pozitë të vështirë”. #albinkurti #edirama #aliahmeti #kosovo #shqiperia #maqedonia #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info







