QKUK: Numër i madh i lindjeve, 158 foshnje të lindura për 1 javë

Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjeve, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak.