QKUK-ja jep detaje për të helmuarit: Dy prej tyre janë gra shtatzëna

Nëntë nga 26 persona të cilët kanë pasur skuqje, kruarje, temperaturë e vjellje pasi kanë hapur kutitë me vota nga Serbia kanë pranuar tretman mjekësor në Klinkën Infektive të QKUK-së.

Ballkani.info ka kontaktuar me QKUK-në për të mësuar se si është gjendja e pacientëve.

Nga kjo Qendër thanë se nëntë personat që po trajtohen në Klinkën Infektive janë të gjinisë femërore, dy prej të cilave janë shtatëzënë.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese”, thanë nga Drejtoria e SHSKUK-së për Ballkani.info.

Nga kjo qendër njoftuan se ekipa kujdestare e Klinikës Infektive ka ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Dhe se Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar. /Ballkani.info/

loading…