Qiproja

Qiproja e gatshme të ndihmojë Libanin: Do dërgojmë ekipe mjekësore dhe do trajtojmë të plagosurit

Qiproja tha se ishte gati për të ofruar ndihmë mjekësore për Libanin fqinj, pas një shpërthimi masiv në portin e Bejrutit.

“Qipro është e gatshme të pranojë personat e plagosur për trajtim dhe të dërgojë ekipe mjekësore nëse kërkohet,” i tha Ministri i Jashtëm Qipri Nikos Christodoulides transmetuesit shtetëror CyBC.

Shpërthimi i së martës u dëgjua në të gjithë Qipron, që shtrihet rreth 100 milje (160 km) larg.

Christodoulides tha se ambasada qipriote në Beirut, e cila u mbyll në kohën e shpërthimit, ishte dëmtuar në masë të madhe.