Qindra simpatizantë mblidhën para selisë së VV-së në Podujevë, brohorasin emrin e Bulliqit. Qetë në LDK

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në zyrat e partisë në Podujevë për të pritur rezultatet e zgjedhjeve të sotme në këtë komunë.

Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë në sheshin qendror të qytetit, duke brohoritur pro fitores së kandidatit Shpejtim Bulliqi për të parin e komunës, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, atmosferë e njëjtë nuk është në selinë e LDK-së. Aty simpatizantët janë brenda bashkë me Rudarin, por jashtë selisë s’ka mbështetës.

Rudari më herët tha se ai është duke prirë në të gjitha vendvotimet. /Ballkani.info/