Qindra qytetarë presin parakalimin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës

Qindra qytetarë kanë dalë në manifestimin qendror të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku pritet të parakalojnë kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës.

Parakalimi i tyre pritet të fillojë së shpejti, meqë tashmë ka përfunduar edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, institucionet e Kosovës kanë organizuar një sërë aktivitetesh.

Aktivitetet nuk do të mungojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa pritja shtetërore nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet të fillojë nga ora 17:00.