QIKA: Shtesat e Qeverisë për gratë shtatzëna, nuk fuqizojnë gratë, vetëm sa i ngujojnë ato në shtëpi

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion, organizatë që mbron dhe promovon të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës ka reagauar në lidhje me vendimin e qeverisë për ndarjen e shtesave për gratë lehona.

Sipas tyre politikat e rritjes së natalitetit nga Qeveria e Kosovës nuk fuqizojnë gratë, ani pse sipas tyre këto llojë shtesa janë mbështetje e mirë për familjet e reja.

Në një reagim në rrejtin social në facebook, nga kjo organizatë janë shprehur se tendenca për të mbështetur gratë vetëm përbrenda rolit të amësisë ka rrezik të ngujoj ato edhe më tutje në shtëpi me përgjegjësitë mbi punët e papaguara.

Kërkesa e tyre është që të krijohen kushte sa më të mira e më të lehta për punësim për gratë.

Ragimi i tyre i plotë: