Mbledhja e Qeverisë

Qeveria vendos t’i paguajë 375 specializantë me vetëfinancim dhe 21 të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e pagesës së 375 specializantëve me vetëfinancim dhe 21 specializantëve me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Mali i Zi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kujtoi se numri i kuadrove profesionale shëndetësore në Kosovë është i ulët.

“Pagesa e specializantëve me vetëfinancim do të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirësve duke u mundësuar kështu qytetarëve qasje më të shpejtë, më të lehtë dhe më cilësore në shërbimet shëndetësore”, tha ministri.

Vitia tha se duan t’i paguajnë edhe specializantët shqiptarë që vijnë nga rajoni dhe diaspora në mënyrë që “këta specializantë të mos ndahen nga specializantët e Kosovës”.