Qeveria ua premtoi nga 300 euro familjeve të policëve të rënë në detyrë, nuk ua dha kurrë

U ndërruan tre ministra, por një vendim nuk u zbatua.

Nga 300 euro të planifikuara për ta familjarët e policëve të rënë në detyrë nuk i kanë marrë ende.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme tha se e kanë pritur rishikimin e buxhetit.

Vetëm një javë pas nënshkrimit të këtij vendimi nga MPB ishte larguar Ekrem Mustafa, që thotë se nuk ka mundur ta zbatojë këtë vendim.

E këtë nuk e zbatoi as Xhelal Sveçla e as Agim Veliu.