Boris Pistorius

“Qeveria të ketë kujdes me veprimet unilaterale”, Ambasada e Gjermanisë veçon njërën prej porosive të Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të hënën ka qëndruar në Kosovë ku zhvilloi disa takime me krerët e vendit.

Ai përsëriti mbështetjen e vendit të tij ndaj Kosovës, derisa kërkoi edhe progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pas Pistorius la Kosovën, ambasada gjermane në Kosovë bëri një përmbledhje të vizitës së tij, duke konkluduar se ministri gjerman pati një “vizitë të suksesshme në Kosovë”.

“Gjermania mbetet partner i palëkundur i Kosovës dhe një mike e ngushtë, duke ripohuar mbështetjen për integrimin europian të Kosovës. Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga Qeveria e Kosovës në veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Gjatë takimeve dypalëshe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandantin e KFOR-it, ministri Pistorius ritheksoi përkushtimin e Gjermanisë për paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke përfshirë edhe zotimin për shtimin e kontigjentit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. Në mes të përjetimit të mikpritjes së njohur kosovare, ministri Pistorius u gëzua kur mësoi për respektin dhe mirënjohjen e thellë që iu dha ushtarëve gjermanë për shërbimin e tyre të përkushtuar në zbatimin e mandatit të KFOR-it”, ka shkruar ambasada.

VIDEO BONUS: Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë bëhen me WiFi falas, kishte edhe pakënaqësi nga qytetarët