Qeveria shqiptare propozon heqjen e TVSH-së për importin e energjisë elektrike

Në vitin e ardhshëm qeveria do të krijojë një sistem elektronik të regjistrimit të të gjithë individëve që janë të dy punësuar sipas projektligjit përmes kësaj procedure do të bëhet e mundur identifikimi i tyre në kohë reale, ndërsa në fund të vitit financiar do tatimorët do të llogarisin edhe tatimin mbi fitimin që duhet të paguajnë për të ardhurat e krijuar.

Po ashtu propozohet të ndryshohet edhe gjoba për vonesën e vetëdeklarimit nga 5 mijë lekë që është aktualisht do të kërkohet që ndëshkimi të shkojë në 30 mijë lekë.

Ndryshime parashikohen të realizohet edhe në skemën e TVSh.

Për të lehtësuar çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike të gjithë subjektet që e blejnë përmes bursës shqiptar, por në rastet e importit të energjisë, qeveria propozon heqjen e taksës së vlerës së shtuar.

Një mundësi e tillë, sipas relacionit do të krijojë më shumë lehtësi në rrjetin elektrik dhe do t’i ulë një kosto të konsiderueshme kompanive të mëdha duke sjellë kështu më pak kosto në prodhim

Megjithatë në vitin e ardhshëm nuk parashikohet që të ketë ulje të akcizës apo taksave të karburantit, duke i mbajtur të pa ndryshuara.

Projektligjet janë pjesë e paketës fiskale që duket se do të miratohet së bashku me buxhetin e shtetit. /Ora News/