Qeveria shqiptare miraton 1 milion euro ndihmë për Turqinë

Qeveria shqiptare ka miratuar 1 milion euro ndihmë për tërmetin në Turqi  në mbledhjen e kësaj jave. Ndihma shkon për të kontribuar në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Në emisionin turk dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, kryeministri Rama dhuroi në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, tha ai./Gazeta Express