Qeveria shkarkon sekretarët e Ministrive, Bytyqi ricaktohet sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës

Kryeministri Albin Kurti, propozoi që Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi të kalojnë në listën tepricë.

Kurti tha se Ministritë e prekura nga riorganizimi janë ministria e Jashtme, e Teknologjisë, e Financave, e Punëve të Brendshme, ministria e Ekonomisë, ministra e Infrastrukturës.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, propozoi që Sekretar i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, të ricaktohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrin e Infrastrukturës.

Qeveria ka miratuar propozimin e ministrit Abdixhiku për ricaktimin e Bytyqit si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ky vendim u votua në mbledhjen e Qeverisë.