Qeveria shfuqizoi vendimin për përbërjen e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së. Në Bordin e mëhershëm anëtarë ishin disa ministra.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.

“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti shkruan Ekonomia Online.